“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

Dhuna ndaj gazetarëve do të dënohet deri në 5 vite burg. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime të ashpra për këdo që ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas ndryshimeve të reja, edhe kërcënimi ndaj gazetarëve do të dënohet deri në 3 vite burg. Ndryshimet u miratuan me 85 vota të mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Po ashtu, shpifja ndaj gazetarëve është dekriminalizuar. I ftuar në emisionin “Tirana Live”, avokati Arbër Hoxha u shpreh se përfshirja e gazetarëve si subjekt i posaçëm në Kodin Penal rrit dhe forcon pushtetin e medias, si dhe rolin e gazetarëve në shoqëri. Sipas tij, në draftin e ri duhet të përcaktohet qartë se mbrojtja nuk duhet të përfshijë vetëm gazetarët,...