‘Bunker juridik’, Xhixho: Mazhoranca po mbron Ballukun dhe zvarrit SPAK, rrezikohet integrimi në BE
E ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri TV, Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se vonesa e mazhorancës socialiste për t’i dhënë dritën jeshile kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku po tregon qartë dy standarde dhe po krijon një “bunker juridik” për mbrojtjen politike të zyrtarëve të lartë.Sipas saj, kjo zvarritje, e lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë dhe pritjen e raportit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, nuk është thjesht pengesë për drejtësinë, por rrezikon seriozisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sepse është e qartë tashmë në sytë e të gjithë shqiptarëve që kjo nuk është çështja Balluku, por është çështja Rama, dhe në qoftë se gjithë pikëpyetja është pse në gjithë...
Burimi:
syri.net