Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi në podcastin e tij “Flasim” se viti 2026 është një moment kyç për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi rëndësinë e paketës së re ligjore që përfshin nisma për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve. “Ky është një vit kyç për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është një moment vendimtar për procesin dhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave. Dhe këtë javë, pikërisht për këtë arsye, është prezantuar edhe paketa e re, me një duzinë nismash ligjore që shkojnë në drejtim të forcimit të shtetit të së...