“Brenda Vilës 31, u krijua një situatë frike për jetën”/ Luarasi: Dhuna nuk është protestë, është përpjekje për…

“Brenda Vilës 31, u krijua një situatë frike për jetën”/ Luarasi: Dhuna nuk është protestë, është përpjekje për…

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit, dënoi dhunën e ushtruar gjatë protestës së Partisë Demokratike dhe theksoi se ajo ka pasoja serioze për ekonominë, turizmin dhe sigurinë e qytetarëve. Luarasi u shpreh se veprimet e dhunshme, përfshirë hedhjen e molotovëve pranë Vilës 31 ku ndodheshin 12 artistë, kanë krijuar situatë frike dhe kanë dërguar mesazhe negative jashtë vendit. “Kur flasim për turizmin, nuk po flasim për një çështje politike. Kur një turist vendos të vijë në Shqipëri, ai nuk sheh kush është në pushtet, por nëse Shqipëria është një vend i sigurtë. Pamjet me molotovë, me flakë, me tension, janë pamje që për fat të keq nuk mbeten vetëm brenda Shqipërisë, sepse përhapen menjëherë në...