Braho pas marrjes së detyrës: Misioni i SPAK shkon përtej mandatit individual, ja cili është fokusi im

Braho pas marrjes së detyrës: Misioni i SPAK shkon përtej mandatit individual, ja cili është fokusi im

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, me rastin e marrjes së detyrës së tij theksoi se misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Ai tha se në fokus të tij do të jetë bashkëpunimi i brendshëm mes prokurorëve dhe oficerëve të BKH. Braho shtoi se falë mbështetjes ndërkombëtare, SPAK vijon të konsolidohet. “Shpreh falënderimin tim për KLP. Marrja e detyrës më shumë se moment historik është angazhim për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve, SPAK po konsolidohet. Faleminderit paraardhësve të mi, zotit Kraja dhe zotit Dumani. Fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm dhe respektimi i standardeve. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme, bashkëpunimi do të forcohet. Institucioni do të komunikojë me...