Bozdo: Qeveria ‘rrjep’ qytetarët me çmimin e naftës, asnjë masë për lehtësim

Bozdo: Qeveria ‘rrjep’ qytetarët me çmimin e naftës, asnjë masë për lehtësim

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka ngritur shqetësimin për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri. Sipas tij, barra e rëndë fiskale dhe mungesa e masave nga qeveria për të lehtësuar situatën kanë bërë që vendi të mbetet më i ekspozuar ndaj luhatjeve të tregut ndërkombëtar, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Eno Bozdo: Dy janë arsyet kryesore pse Shqipëria vazhdon ende të jetë, do të thoja unë, në mëshirë të fatit kur vjen puna tek luhatjet e çmimit të naftës, që ndodhin për shkak të krizës në Iran. Arsyeja e parë është që Shqipëria në vetvete ka një çmim shumë të lartë të çmimit të naftës, krahasuar kjo me,...