Bordi vendosi naftën 218 lekë për litër, Berisha: Kemi përgatitur paketën për uljen e çmimit, qytetarët të protestojnë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës këtë të shtunë, që e rriti sërish çmimin e naftës në 2018 lekë për litër. Nga konferenca për mediat, Berisha tha se qytetarët duhet të reagojnë duke protestuar ndaj rritjes së çmimit të naftë, ndërsa u zotua se PD ka një paketë për uljen e çmimit të hidrokarbureve. “PD zotohet para shqiptarëve se, në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe në Maqedoni, ku çmimi është 60% më i ulët se në Shqipëri. Pra, ne e ndjekim me shumë shqetësim situatën dhe unë i ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës e cila është një nga faktorët më ndëshkues të...
Burimi:
top-channel.tv