Bordi i Paqes, Spiropali: Ftesa e Trump jo e zakonshme, Rama ka krijuar aleanca aty ku të tjerët shihnin vetëm kufij

Bordi i Paqes, Spiropali: Ftesa e Trump jo e zakonshme, Rama ka krijuar aleanca aty ku të tjerët shihnin vetëm kufij

Ditën e sotme u miratua me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Pas votimit në Komisionin e Jashtëm, ky projektligj u diskutua edhe në seancën plenare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj theksoi se pjesëmarrja në këtë mekanizëm nuk është një çështje partie, por një çështje shteti, e cila mbetet e rëndësishme pavarësisht se kush drejton qeverinë. Ajo theksoi se Bordi i Paqes lind në një kohë të vështirë, ku ndryshimet globale po ndodhin me shpejtësi dhe ku konfliktet e vjetra po thellohen, duke rritur nevojën për qasje të reja dhe për përgjegjësi reale nga vendet që ulen në tryezën ndërkombëtare. Sipas Spiropalit, sot rëndësi sa i madh...