“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve të ftuara për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë si një zhvillim tërësisht normal dhe të pritshëm. “Shqipëria është pjesë e një liste për këtë rast. Është një listë që nuk mund të lihej jashtë. Po të lihej jashtë është e pa imagjinueshme. Shqipëria është një vend pro amerikan dhe i afishuar botërisht. Nga ana tjetër edhe SHBA në shumë raste përgjatë historisë kanë dëshmuar se kanë një afinitet të veçantë me Shqipërinë dhe e kanë dëshmuar me akte”, u shpreh Zogaj. “” Analisti theksoi se shërbimet që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Shqipërisë janë të pakrahasueshme me ato...