Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend shprehu mbështetje të plotë për Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar rolin historik të SHBA në sigurinë globale dhe lirinë e shqiptarëve. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare, Berisha vuri në dukje rëndësinë e këtij bordi për ndërprerjen e luftës në Gaza dhe theksoi mbështetjen e tij të palëkundshme ndaj politikave amerikane të sigurisë. Berisha: Të nderuar qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila del jashtë të gjitha kritereve të seancave që thërret një parlament, por mazhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka rregullore. Por pavarësisht nga kjo, ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e sigurisë...
Burimi:
vizionplus.tv