Bojkoti nga opozita i komisionit të Reformës Territoriale, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqen pariteti dhe e drejta e vetos, nuk kemi kohë për të humbur

Bojkoti nga opozita i komisionit të Reformës Territoriale, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqen pariteti dhe e drejta e vetos, nuk kemi kohë për të humbur

Këtë të enjte Komisioni i posaçëm për Reformën Territoriale i ka propozuar seancës plenare ndryshimin e projekt-vendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit. Përfaqësues të Partisë Socialiste kërkojnë që të hiqet pariteti i numrave në përfaqësimin politik dhe e drejta e votës. Sipas tyre, kjo do të zhbllokonte ecurinë e komisionit të mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës. “Ne nuk kemi më kohë për të humbur. Do kërkoj që t’i kërkojmë kuvendit ndryshimin e vendimit të krijimit të komisionit në mënyrë që pariteti dhe bashkëkryesimi të mos jenë më. Që ti japim vetes mundësinë të vijojmë dhe të kemi kuorum”-u shpreh Mazniku. Top Channel