Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit
Socialistët kërkojnë të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit. Ky zhvillim vjen pasi Taulant Balla kreu grupit parlamentar të PS tha dy javë më parë se “nuk do të presim pafundësisht opozitën në këtë komision”. Sot ora 12:30 parashikohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku në rend dite është edhe kërkesa e Grupit Parlamantar të PS për ndryshime në përbërjen e këtij komisioni. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar këtë kërkesë ku si objekt është “Ndryshimi i Vendimit nr.75, datë 27.10.2025 për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Socialistët sjellin këto argumente se përse duhet të ndryshojë përbërja e...
Burimi:
top-channel.tv