Boçi: Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që mbrojnë pronën e tyre

Boçi: Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që mbrojnë pronën e tyre

Deputeti Luçiano Boçi, njëherësh i deleguari politik i PD në Shkodër, ka reaguar në lidhje me arrestimet e banorëve të Baks Rrjolit që janë në mbrojtje të pronës së tyre. Reagimi i Luçiano Boçit: Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që protestojnë. Banorët e Baks Rrjoll-it kanë të drejtën e tyre të kërkojnë marrëveshje, sikurse të ndjekin hapat ligjorë për pretendimet pronësore. Çdo akt dhune ndaj tyre është i patolerueshëm. Çdo qytetar i ndaluar dhe i arrestuar duhet të lirohet menjëherë.