Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se policia shfaqi një sjellje absurde dhe agresive ndaj protestuesve të dielën. “Sjellje absurde dhe agresivitet i policisë. Ishte krejtësisht e pakuptimtë mënyra e sjelljes së tyre. Nuk e di me çfarë motivacioni vijnë aty. Është vetëm një komandant që fshihet, edhe kur e kërkojmë ne “gjarpëron” mes policëve, si njeri i trembur që nuk do të japë llogari”, tha fillimisht Boçi. Më tej, nënkryetari i PD-së theksoi se Sali Berisha u targetua nga efektivët e policisë dhe u godit me spraj paralizues. “Kur donim të dilnim te selia e Partisë Demokratike, ka pasur bllokim nga policia. Është goditur edhe zoti Berisha, bashkë me një pjesë të...
Burimi:
javanews.al