Blushi debat me Zv/ministren e Drejtësisë te Ligjet: Ndalni trajtimin kriminal të Metës te 313 dhe respektoni te drejtat e paraburgosurve
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh se projektligji i paraqitur duhet të tërhiqet menjëherë nga diskutimi, pasi bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ai theksoi se neni 148 i Kushtetutës ia njeh ekskluzivisht Prokurorisë ushtrimin e ndjekjes penale dhe se krijimi i një agjencie tjetër me këto kompetenca përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues. Blushi ngriti gjithashtu shqetësime serioze mbi trajtimin e të paraburgosurve, duke denoncuar në mënyrë të veçantë trajtimin çnjerëzor dhe antiligjor ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në IEPV “Jordan Misja”, si dhe moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe shkeljen e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Deklarata e plotë: "Unë vijoj të insistoj...
Burimi:
syri.net