Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën provizore të aksit Librazhd-Prrenjas, e cila u hap pasi juglindja kishte mbetur e bllokuar prej 11 ditësh. Ndërsa iu drejtua banorëve të zonës, Rama hodhi poshtë fjalët se shembja e aksit Librazhd-Prrenjas erdhi prej aferave korruptive. Ai theksoi para tyre se bëhet fjalë për një fenomen natyror, ndërsa u shprehu keqardhjen për situatën. “Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e...