Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
Takimi i radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në fushën e sigurisë. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anušić dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci. Diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse. “Konferenca e Sigurisë e Mynihut shërbeu si një mundësi e vlefshme për të vijuar dhe thelluar diskutimet trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Së bashku me kolegët Ivan Anušić dhe Ejup Maqedonci, për të diskutuar mbi hapat e radhës në projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e sigurisë...
Burimi:
javanews.al