BIRN: Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu
Menjëherë sapo doli nga një takim me krerë të institucioneve të sistemit të drejtësisë të enjten, kryeministri Edi Rama targetoi sërish sistemin gjyqësor në Shqipëri. Me një status në rrjetin “X”, kryeministri akuzoi Gjykatën Administrative se po trajtonte të shkarkuarit nga vetingu, të cilët ai i quajti “llum”, si viktima dhe se u kishte njohur trajtim financiar prej 12 milionë eurosh në 92 vendime. “A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!”, shkroi kryeministri, pa sqaruar se për çfarë vendimesh flitej. “Kjo quhet pavarësi...
Burimi:
sot.com.al