BIRN: Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI për të sulmuar drejtësinë

BIRN: Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI për të sulmuar drejtësinë

Ndërsa prezantoi Igli Tafën si drejtuesin e ri të AKSHI, kryeministri Edi Rama mbrojti në fjalën e tij ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, nën akuzë si bashkëpunuese e një grupi kriminal që abuzoi me tenderat e institucionit, dhe akuzoi prokurorinë se i kishte vënë punonjësit e agjencisë nën presion duke “i keqtrajtuar dhe abuzuar”. Kryeministri Edi Rama prezantoi të martën Igli Tafën si kreun e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por e shfrytëzoi fjalën e tij prej më shumë se 20 minutash në prezantim për të sulmuar prokurorinë dhe për të mbrojtur ish-drejtoreshën nën hetim për bashkëpunim me një organizatë kriminale. Në fjali që duket se kundërshtonin njëra-tjetrën, Rama tha se “nuk hynte në meritën e çështjes”, por mori në mbrojtje Karçanaj duke...