BIRN: Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

BIRN: Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri. I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij...