Besfort Lamallari betohet si Ministër i Brendshëm: Përgjegjësi e madhe, do të shërbej me integritet dhe profesionalizëm

Besfort Lamallari betohet si Ministër i Brendshëm: Përgjegjësi e madhe, do të shërbej me integritet dhe profesionalizëm

Besfort Lamallari është betuar në Presidencë si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Pas ceremonisë së betimit, përmes një reagimi ai theksoi përgjegjësinë që merr me këtë detyrë dhe angazhimin për forcimin e sigurisë dhe të sundimit të ligjit. Lamallari shprehet se e merr këtë detyrë me përgjegjësi të madhe, përulësi dhe vendosmëri për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Reagimi i plotë: Betimi te Presidenti i Republikës si Ministër i Brendshëm. E marr këtë detyrë me përgjegjësi të madhe, me përulësi, por edhe me vendosmërinë për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Do të punojmë së bashku për të ngritur standardet e sigurisë në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian, duke përshpejtuar çdo...