“Berishës i ikën karta Irena”, Petraj hedh dyshime për dokumentin ndaj Gjokës: I prodhuar me inteligjencë artificiale

“Berishës i ikën karta Irena”, Petraj hedh dyshime për dokumentin ndaj Gjokës: I prodhuar me inteligjencë artificiale

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, duke konkluduar se ajo nuk është dënuar penalisht në Greqi. Sipas SPAK, verifikimet e kryera mbi dëshmitë e penalitetit dhe përgjigjet zyrtare nga autoritetet greke nuk nxjerrin asnjë të dhënë për një dënim penal ndaj Gjokës. Për këtë arsye, institucioni kërkon mbylljen e hetimit të nisur në qershor të vitit 2025, duke rrëzuar akuzat dhe denoncimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë, avokati Edmond Petraj i ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se dokumenti i pretenduar nga Partia Demokratike, sipas të cilit Gjoka rezultonte e dënuar në Greqi, është i pavërtetë dhe i prodhuar me inteligjencë artificiale. Sipas tij, vendimi i publikuar kishte mospërputhje të dukshme, si...