Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e së dielës në  Kosovë. Në një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se zgjedhjet në Kosovë duhet të shërbejnë si shembull për Shqipërinë. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është armiku i votës së lirë në vendin tonë, duke e kthyer çdo proces zgjedhor në farsë elektorale. Postimi  Berishës Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një...