Berisha uron 35-vjetorin e RD: I garantoj gazetarët se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës dhe dinjitetin e tyre
Berisha uron 35-vjetorin e RD: I garantoj gazetarët se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës dhe dinjitetin e tyre Kryetari i PD, Sali Berisha, ka uruar 35-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, duke e cilësuar atë si simbol të fjalës së lirë dhe të rezistencës kundër censurës në Shqipëri. Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se, RD ka qenë dhe mbetet një institucion i rëndësishëm i pluralizmit politik dhe i medias së pavarur, ndërsa garantoi gazetarët se programi politik i Partisë Demokratike vendos në themel lirinë e shprehjes, mbrojtjen e profesionit dhe dinjitetin e gazetarëve. Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, urimet nga zemra për secilin prej jush, për të gjithë opozitarët dhe të gjithë shqiptarët, për një vit të...
Burimi:
sot.com.al