Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë, lumi Vjosa ka rrezikshmëri
Edhe nga konferenca e kësaj të enjteje, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve nga moti i keq në vend. Berisha u bëri thirrje banorëve të Novoselës të evakuohen menjëherë për shkak të prurjeve të shumta në lumin Vjosa. “Situatë dramatike, tepër kërcënuese është në zonën e Novoselës ndaj dhe Bashkia e Vlorës ka kërkuar evakuimin.U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë sepse lumi Vjosa është një lumë me rrezikshmëri të pakrahasueshme me asnjë nga lumenjtë e tjerë të vendit në befasinë e prurjeve të tij. Lumenj të tjerë kanë dalë dhe përmbytur zona siç është lumi i Drojës, që në fakt është një përrua në realitet, por gjatë shtrëngatave të mëdha bëhet lumë...