Berisha thirrje policisë: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë kundër Ramës
Nga foltorja sot para Kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të rendit të shmangin përplasjet me protestuesit dhe të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm. Berisha theksoi se qytetarët nuk janë kundër policisë, por kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke paralajmëruar se zemërimi i tyre “nuk mund të ndalet nga asnjë forcë”. Ai ftoi efektivët të mos bëhen “mburojë e qeverisë” dhe i cilësoi protestat si mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të vendit. Berisha: Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit.Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë.U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre.U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po...
Burimi:
ntv.al