Berisha takim me senatorin Italian dhe sekretaren e përgjithshme të PPE
Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë blu Senatorin italian Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit të Tretë Permanent për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe i Komisionit të Jashtëzakonshëm për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut në Senat. Në një postim në “Facebook”, Berisha thotë se e ka informuar senatorin italian për situatën polike në vend, problemet me korrupsionin si dhe për bashkëpunimin sipas tij, të qeverisë me grupe kriminale. Kryetari i PD ka zhvilluar një takim edhe me Sekretaren e Përgjithshme e PPE Doloris Monserrat. Këto takim erdhën vetëm pak ditë pasi Berisha i rikonfirmuar me referendum në krye të PD.
Burimi:
opinion.al