Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!
Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Madje u shpreh se deputetët e opozitës do të hartojnë reformën e tyre. “Ne kemi ndërprerë çdo bashkëpunim me narkoqeverinë, ne do të krijojmë komisionin tonë dhe reformën tonë zgjedhore vetëm me forcat opozitare dhe ne do paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale. Do bëjmë reformën e vërtetë. Janë deputetët tanë që do e bëjnë.”, tha Berisha.
Burimi:
javanews.al