Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas sulmit amerikan në Venezuelë. Gjatë bashkë bisedimit me qytetarët, Berisha tha se “do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë”. Berisha tha se edhe shqiptarët duhet të ngrihen “kundër narko-diktatorit të tyre”. “Pa asnjë diskutim që do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë. Por kjo kërkon mbi të gjitha, për të pasur efektin e plotë, që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre, të ngrenë zërin fuqishëm dhe i kam bindjen më të madhe se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare“-u shpreh Berisha.
Burimi:
javanews.al