Berisha: Raporti i Parlamentit Europian sanksionon denoncimet tona

Berisha: Raporti i Parlamentit Europian sanksionon denoncimet tona

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i Parlamentit Europian ka sanksionuar denoncimet e opozitës. “Edi Rama prej 3 muajsh u deklaronte shqiptarëve se janë këta që shkojnë dhe na padisin në Bruksel. Përpiqej, me mercenarë, të akuzonte opozitën se gjoja pengon integrimin. Opozita në Tiranë, në Bruksel, në Berlin, në Uashington, në Romë dhe kudo do të thotë të vërtetat dhe vetëm të vërtetat. Është e detyruar të ruajë raportin e saj me të vërtetën dhe nuk do aplikojë atë formë nacionalizmi që është strofull horrash. Nacionalizmi i vërtetë është patriotizëm dhe patriotizmi të detyron të mbrosh interesat e qytetarëve të tu kudo dhe jo të mbrosh interesat e horrave të kombit. Nuk janë shqiptarët që vjedhin, janë qeveritarët shqiptarë që vjedhin...