Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Berisha: Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit! Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha gjatë fjalës në ‘Foltoren’ para kryeministrisë u shpreh se, Ramaduro i Venezuelës ka dalë sot para gjyqit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në betejën globale kundër diktaturave moderne. Ai e krahasoi vitin 2026 me periudhën e rrëzimit zinxhir të diktaturave komuniste, duke theksuar se sot rreziku më i madh për demokracinë nuk janë më regjimet ideologjike klasike, por narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale, të cilat, sipas tij, minojnë sovranitetin e kombeve përmes farsave zgjedhore dhe shtypjes së vullnetit të qytetarëve. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Miq, viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale....








