Berisha: Rama të largohet menjëherë! Kreu i PD mbledh aleatët për protestën e 22 dhjetorit

Berisha: Rama të largohet menjëherë! Kreu i PD mbledh aleatët për protestën e 22 dhjetorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha argumentoi kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama me dy dosjet e fundit të SPAK-ut: dosjen për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dosjen për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. “Kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës.” Berisha deklaroi se opozita nuk do të pranojë seancë plenare pa media për imunitetin e Belinda Ballukut. “Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë. Ne nuk pranojmë seancë të mbyllur për...