Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama ka kërcënuar prokurorinë dhe gjykatën me deklaratën e tij të fundit se do të vijojë betejën për zv.kryeministren Belinda Balluku. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se për këtë qëllim është thirrur edhe në Bruksel nga Presidenti I Këshillit të BE-së. “Edi Rama kërcënoi në mënyrën më të paskrupullt prokurorinë, gjykatën dhe u zotua se do mbrojë gjer në pikën e fundit të tij veten. Ai është thirrur sot në Bruksel. Sipas medieve, sepse nuk dihet, por mediat shkruajnë se ka takim, është thirrur direkt nga numri një i Këshillit të BE për t’i komunikuar qëndrimin e prerë të BE ndaj qëndrimeve të tij antikushtetuese, antidemokratike, ndaj zotimit të tij për...