Berisha: Protestuesit goditën regjimin, nuk do të gjejë as vrimë miu ku të fshihet

Berisha: Protestuesit goditën regjimin, nuk do të gjejë as vrimë miu ku të fshihet

Kryedemokrati Sali Berisha pas protestës mbajti një fjalë para selisë blu. Ai tha se mbrëmjen e sotme qytetarët lebetitën Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Sipas tij Rama dhe minsitrat nuk do të kenë më se ku të fshihen. “Protestuesit goditën regjimin e urryer, narkoditatorin. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria në një protestë, ata dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte i thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Nëse je burrë, qëndro në zyrë, ia thashë dje. Por as aty nuk ishte, ai ishte futur në tunelet e Surrelit. Përkundër qëndrimit qytetar, narkopolicia përdori në mënyrë agresive dhe të çmendur mjetet e dhunës, duke sulmuar protestuesit me gaz helmuese”, tha Berisha.