Berisha: Protesta e arriti plotësisht qëllimin! Nuk do ndalemi gjer në rrëzimin e Ramës

Berisha: Protesta e arriti plotësisht qëllimin! Nuk do ndalemi gjer në rrëzimin e Ramës

I pyetur nga gazetarët nëse protesta e arriti qëllimin e saj, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, ky qëllim u arrit plotësisht. Ndërkaq, ai tha se, protesta e radhës dhe mënyra se si do të jetë, do të njoftohet. Enkel Xhangoli, KlanNews: Zoti Berisha, a e arriti qëllimin protesta sot? Sali Berisha: Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo. Mos e merrni kështu. Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme. Është një betejë e pandërprerë. Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.   Enkel Xhangoli, KlanNeës: Protesta e radhës kur do jetë? Sali Berisha: Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj. Por ne tani jemi...