Berisha pranon gabimin me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës në forumet e partisë: Do ta rregullojmë me statut

Berisha pranon gabimin me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës në forumet e partisë: Do ta rregullojmë me statut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë. gjatë një takimi me departamentin e Brain Gain ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë. “Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë”, tha Berisha. “Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk...