Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë në selinë blu këtë të hënë, 30 mars. Në këtë takim, Berisha i vuri theksin anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike. “Çfarë do bëni për anëtarësime të reja? Janë me qindra dhe mijëra demokratë e demokrate të pa anëtarësuar që kërkojnë të marrin dokumentet e PD. Kërkojnë të regjistrohen. Janë njerëz idealistë. Po hasin në plogështinë tonë, ndaj dhe duhet.. nuk është hera e parë që e shtrojmë këtë. E kemi shtruar dhe në mbledhje të tjera. Pro tani ajo bëhet imperative. PD ka domosdoshmëri urgjente për ripërtëritjen dhe anëtarësime të reja”, tha ai.