Berisha përshëndet Kushtetuesen: Por, organizata kriminale në pushtet nuk do t’ia heqë imunitetin ‘Lubi Ballukut’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti 4 gjyqtarët që mbrëmjen e së premtes votuan kundër ankimimit të kryeministrit Edi Rama. Berisha shfrytëzoi një komunikim në rrjetet sociale për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku “Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave. Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata”, tha Berisha. Berisha deklaroi se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama dhe PS do të të votojnë kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. “Ju...
Burimi:
vizionplus.tv