Berisha pas rikonfirmimit në krye të PD: Mirënjohje demokratëve për votëbesimin masiv

Berisha pas rikonfirmimit në krye të PD: Mirënjohje demokratëve për votëbesimin masiv

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të referendumit brenda PD-së, ku u rikonfirmua në krye të partisë me votat e anëtarësisë. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që morën pjesë në procesin e votimit dhe i dhanë mbështetje në këtë proces. Ai pati gjithashtu një mesazh edhe për ata që votuan kundër ose abstenuan, duke theksuar se mendimi i tyre do të merret në konsideratë. Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet një forcë politike e ndërtuar mbi diversitetin dhe standardet demokratike. Sipas rezultateve zyrtare, Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partia Demokratike me 37,341 vota pro. Fjala e Berishës para mediave: "Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më...