Berisha pas protestës: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje! Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka komentuar protestën e zhvilluar të dielën, 22 mars nga opozita. Berisha tha kjo lëvizje qytetare është një mesazh i qartë për qeverinë. “Çdo përpjekje për të shtypur zërin e popullit do të jetë e dështuar. Shqiptarët dje treguan se janë të vendosur, të bashkuar dhe të pamposhtur,” deklaroi ai. Kreu i PD theksoi gjithashtu se opozita do të vijojë mobilizimin e saj në të gjithë territorin, duke u angazhuar në aktivitete paqësore dhe duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të politikave të qeverisë. Berisha: Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të...
Burimi:
vizionplus.tv