Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të martë se opozita po shqyrton caktimin e një proteste që pritet të zhvillohet para datës 20, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga ky qëndrim. Në një prononcim për mediat, Berisha foli edhe për rolin e partive politike në protesta, simbolikën e flamujve dhe nevojën për t’i dhënë fund asaj që ai e cilësoi si “narko-shtet”. Ai theksoi se prania e flamujve partiakë nuk përbën pengesë, por frymëzim, duke shtuar se mobilizimi qytetar pa parti është i rrallë. Berisha solli si shembull protestat kundër armëve kimike, ku sipas tij, të rinjtë regjistruan një kapitull të rëndësishëm në histori. Duke folur për çështjet ligjore që e prekin personalisht, Berisha u shpreh se nuk ka menduar...