Berisha nuk “harron” Dumanin, kreu i PD akuzon ish-kreun e SPAK për fabrikimin e provave

Berisha nuk “harron” Dumanin, kreu i PD akuzon ish-kreun e SPAK për fabrikimin e provave

Gati një vit nga caktimi i masës së sigurisë, që e detyron të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, Sali Berisha nga Prokuroria e Posaçme nuk i ndali akuzat ndaj kryeprokurorit të mëparshëm, Altin Dumani. “Altin Troplini instaloi në mënyrën më kriminale, praktikën staliniste të arrestimeve pa prova dhe të krijimit të provave pas arrestimeve. Kjo është faqja e zezë që ai hapi në këtë institucion dhe për të cilën ai do të bëhet përgjegjës deri ditën e fundit të jetës së tij. Ai iku, por ligji nuk iku”, tha Berisha. Megjithatë, ish-kryeministri i vendit i vënë nën akuzë për korrupsion pasiv, deklaroi se interesi i tij i vetëm është zbatimi i ligjit. “Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të Prokurorisë Speciale, Gjykatës Speciale, policisë,...