Berisha njofton protestën e radhës: Në 12 mars të bashkohemi në kryengritje
Sali Berisha TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në protestë në 12 mars. Sali Berisha: U bëj thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, kjo është betejë për ndërgjegjen e njeriut. Nuk ka ndodhur kurrë. Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes të bëjë një ligj të tillë, të shkelë çdo normë. Dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Tani thotë se nuk na duhet Brukseli, por na duhet Beogradi. Tani rikthehet në skenarë haptas antishqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandër Vuçiçin, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen...
Burimi:
zeri.ai