Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Foltorja e radhës mbrëmjen e sotme në Krujë, kryeministrin Edi Rama, jo vetëm si autori i shpopullimit të Shqipërisë duke i vrarë shpresën shqiptarëve, por edhe për kapjen e të gjitha pushteteve, duke instaluar një regjim më të egër se ai serb. Kreu i selisë blu u shpreh se mbi 200 mijë rrogëtarë të administratës janë të partisë shtet. “Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Nga 240 mijë në administratë, mbi 200 mijë rrogëtarë i përkasin partisë shtesë. Me të drejtën e zotit, duhet thënë se u rrit si parti krimi, lindi si e tillë, vazhdon si parti krimi dhe kjo është partia e Ramës. Partia e Ramës ka vendosur një regjim që ka tre gjëra, tre...
Burimi:
javanews.al