Berisha: Në vend të pasaportës Europiane, Edi Rama u ofron shqiptarëve pasaportën serbe. 12 marsi dita e kryengritjes qytetare
Në përfundim të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje të fuqishme për qytetarët: 12 marsi është dita e tyre, dita e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Ai i ftoi ata të vërshojnë tek parlamenti, në rrugë dhe sheshe, duke theksuar se vetëm pjesëmarrja aktive e qytetarëve mund të çojë drejt largimit të Edi Ramës dhe rikthimit të të drejtës së votës së lirë. Berisha theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim pushtetin e tij, por dinjitetin e çdo shqiptari dhe të ardhmen europiane të vendit. Fjala e tij: Duke përfunduar këtë bisedë, edhe njëherë ftoj çdo qytetar shqiptar, ftoj qytetarët pavarësisht nga bindjet të bashkohemi në kryengritje paqësore, e theksoj paqësore, të qëndrueshme si rrugën më të sigurtë, më jetike për largimin...
Burimi:
syri.net