Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme është paraqitur në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Pasi doli nga ambientet e Strukturës Antikorrupsion, Berisha, ashtu si herët e tjera lexoi mesazhin që i la Altin Dumanit, ish-kreut të SPAK. Berisha e akuzon Dumanin se ka amnistuar krimin zgjedhor dhe thotë se drejtësia vonon, por nuk harron. Berisha: Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar. Sali Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se vuri aparatin shtetëror në funksion të...
Burimi:
vizionplus.tv