Berisha në protestë: Shkurti, muaj që ne do të çlirojmë Shqipërinë
Partia Demokratike po zhvillon këtë të martë protestën kombëtare përpara Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij, e cilësoi muajin shkurt si simbol të revoltës dhe rezistencës qytetare kundër asaj që ai e quan regjim autoritar.Lexo edhe :Related Posts Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se kjo është opozita e vërtetë që flet në emër të qytetarëve. Berisha: Shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë. Po të mos ishit ju që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, që rezistuat përballë helmit dhe u përballët “dhëmbë për dhëmbë” me regjimin, Rama do t’ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ky grusht shteti dështoi. Unë po bëja detyrën time...
Burimi:
vizionplus.tv