Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri

Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri

Kryedemokrati Sali Berisha u zotua sot për rritje të pensioneve dhe të rrogave të ulëta kur PD të jetë në qeverisje. Berisha konsideroi si përparësi të demokratëve vendosjen e minimumit jetik, i cili sipas tij, do të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Deklaratat e Berishës u bënë gjatë tryezës së Departamentit për Ekonominë në selinë blu, një ditë para protestës para Kryeministrisë. “Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale. Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë. Por shteti do të bëjë kontributet e veta. Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të...