Berisha: Narko-diktatori nuk e heq Lubinë sepse në dosjen e saj, në tre rreshta, dy janë për Edi Ramën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si "narko-diktator" dhe përfshirës në një grusht shteti për të ruajtur pushtetin e tij. Sipas Berishës, ky vit ka nisur ndryshe nga të tjerët, pasi Rama ka bllokuar proceset kushtetuese dhe ka refuzuar të heqë imunitetin për ministrat dhe deputetët e akuzuar për korrupsion, një veprim që kreu i PD e sheh si një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Berisha ka theksuar se dosja e Lubisë përmban prova të drejtpërdrejta lidhur me përfshirjen e Ramës në skandale korruptive, duke theksuar se kryeministri po mbron interesat e tij personale, pavarësisht pasojave për shtetin dhe qytetarët. Fjala e tij: Pra, çështja është se shqiptarët presin zgjidhje nga PD dhe opozita sepse...
Burimi:
syri.net