Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit
Pasditen e sotme Partia Demokratike ka organizuar Foltoren e radhës para Kryeministisë, ku të pranishëm ishin disa dhjetëra qytetarë. Në Foltore nuk mori pjesë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë edhe disa takime. I pranishëm ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili në fjalën e tij ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës, i cili sipas opozitës pretendohet se ishte i skaduar. “Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit”, tha Këlliçi duke shtuar se dhuna ka qenë programi i këtij sekti që kur erdhën në pushtet. “Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë...
Burimi:
javanews.al